About

Gatimet e shijshme të kuzhinës tradicionale turke serviren tashmë prej 16 vjetesh, në Restorant Sofra Turke. Në këtë restorant ju mund të shkëputeni nga rutina dhe e zakonshmja për të shijuar një vakt ndryshe: të zgjidhni nga një menu e shumëllojshme dhe të qëndroni në një atmosferë ku kultura e pasur turke reflekton kudo dhe orientalja ndërthuret në cdo detaj. Aroma e ushqimit të gatuar sipas recetave të vjetra turke, të kaluara dorë më dorë ndër gjenerata, një ambjent i arreduar këndshëm që ofron ngortësinë dhe rehatinë e një shtëpie është ajo që Restorant Sofra Turke iu ofron, për cmime shumë të arsyeshme. Restorant Sofra Turke mund të jetë i gjithi vetëm në shërbimin tuaj nëpërmjet prenotimeve ose vetëm me një telefonatë gjithcka që do të preferoni nga menuja mund të vijë në shtëpinë tuaj nëpërmjet shërbimit taxi falas.